# Uzina e bakrit Laç është kthyer në problem serioz për banorët e Kurbinit - (24 Korrik 2003)

Canonical watch page: https://twitch-nude.com/watch/uzina-e-bakrit-lac-eshte-kthyer-ne-problem-serioz-per-banoret-e-kurbinit-24-korrik-2003-v104863

Language: en

Published: 2022-03-03T19:36:53+00:00

Source creator: RTV KLAN

Duration: 102 seconds

## Description

Lajme Arkiva - TV Klan 2003

Uzina e bakrit në rrethin e Kurbinit prej kohësh ka shkaktuar një problem serioz në zonën përreth. Mbetjet toksike, të cilat vijnë si rezultat i veprimtarisë prodhuese këtu, derdhen në fushat përreth dhe sidomos dëmtojnë kryesisht fshatin Shullaz. 

Kështu sot rezulton që të gjitha kulturat bujqësore, duke filluar nga dru frutorët deri tek perimet e mbjella nga këta fshatarë janë jo produktive, si rrjedhojë e ndikimit negativ të lëndëve toksike në jetën e këtyre bimëve. Njëri nga përfaqësuesit e këtij fshati thotë:

“Dëmtimet në fshatin Shullaz kanë filluar që kur është bërë uzina, por edhe me kohën e sistemit të mëparshëm dëmtimet janë llogaritur në vlerë leku dhe u janë paguar fshatarëve, duke llogaritur vetëm dëmtimet pemë e perime, lërë shëndetin e njerëzve”.

Mësohet se banorët e këtij fshati kanë fituar dhe një proces gjyqësor kundër uzinës së bakrit dhe sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës së Laçit,  uzina i detyrohet banorëve të fshatit Shullaz, një shumë prej 48 milion lekësh për dëmet e shkaktuara nga lëndët toksike. Sipas drejtorit të uzinës së bakrit:

“Për të gjitha këto probleme të debitorëve, meqenëse uzina e bakrit Laç kaloi në dy mbulim, jemi thirrur nga ministri, bashkë me drejtorinë e korporatës, që të gjitha këto lekë t’i kalojnë debitorëve të uzinës së bakrit Laç”./tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

This page provides video metadata, not a transcript. Watch the video on the canonical page.
